Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E premte 29.09.1995

Meksi në mbrojtje të veprimeve policore antikushtetuese

Dje interpelancë me kryeministrin Meksi për rrethimin policor të Gjykatës së Kasacionit Kronikë Ndërsa një ditë më parë u deklarua se Kryeministri Meksi nuk do të vinte në Parlament për të dhënë shpjegime rreth sulmit policor në Gjykatën e Kasacionit kërkuar nga opozita (për arsye se qeveria na qënkej e zënë me problemet e përmbytjes) dje në mëngjes erdhi lajmi se zotit Meksi i ishte kthyer mendja, pra na qënkësh i gatshëm për seancën e pyetjeve. Se cilat janë arsyet e vërteta për këtë kthesë të papritur nuk dihen, por në Parlamentin tha se mund të ishin ndonjë telefonatë e zotit Arbnori nga Strasburgu apo që Meksi të jetë qeveri- në "pa komanda" në punët për mënjanimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytja. Meksi doli përpara deputetëve për t’ju dhënë përgjigje pyetjeve të bëra nga grupi parlamentar i PS-së dhe PSD-së. Por ashtu si u përgjegj Kryeministri do të ishte në të mirë të figurës së tij që të mos ishte paraqitur fare, qoftë dhe pa arsye. Shpjegimet e solli Meksi(opinioni u njoh edhe nëpërmjet Televizionit) ishin në radhë të parë fyerje për personin e tij, pastaj edhe për Parlamentin dhe opinionin shqiptar. "Gjykata e Kasacionit nuk është rrethuar ndonjëherë me polici", deklaroi pa u përgjegjur Kryeministri (!) Për atë që ndodhi në Gjykatën e Kasacionit dhe që do të mbahet mend si turpi më i madh i periudhës së qeverisjes nga Meksi, Kryeministri bëri të paditurën duke i rënë fyellit po në atë vrimë që i ka rënë edhe herë të tjera. Kuptohet se edhe pyetjet e tjera Meksi "i rrezoi" një e nga një për pesë minuta. Për këtë zotëri që është në krye të PD-së nuk ka ndodhur asgjë, asgjë, asgjë(!) Sensibilizimi i opinionit për këtë ngjarje nga mediat oponente pas pranimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, reagimin brenda e jashtë vendit për dhunimin që ju bë organit më të lartë gjyqësor për Meksin nuk janë asgjë veçse çirakë e sajuar, politizim i qëllimshëm. "Për mua gjithçka është e qartë, tha Kryeministri, kjo është një lloj jo e regullt dhe është në dëm të demokracisë". Që gjithçka është e qartë për Kryeministrin këtë opinion e merr vesh fare lehtë, por atë e çudit fakti se si Kryeministri e konsideron "lojë" në dëm të demokracisë" dhunimin që ju bë Gjykatës së Kasacionit vetëm e vetëm që të mbahet në burg Kryetari i Partisë më të madhe opozitare, Fatos Nano. Argumentet e tij (vijon në faqen 2)
Namik Dokle Arbnori Fatos Nano Strasburgu Shqipëri

Grupi parlamentar i PSD i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të anulluar si antikushtetues nenin 3 të ligjit "Për Genocidin"

- Grupi parlamentar i PSD-se pas miratimit nga Kuvendi Popullor të ligjit “Për genocidin dhe krimet kunder njerëzimit te kryer ne Shqiperi gjate sundimit komunist per motive politike, ideologjike dhe fetare” ne date 22.09.1995 dhe pas dekretimit te ketij ligji nga ana e Presidentit te Republikes, ne nje mbledhje te tij, vendosi t’i drejtohet Gjykates Kushtetuese per deklarimin antikushtetues te nenit 3 te ketij ligji si edhe shfuqizimin e tij, ben te ditur zedhenesi i kesaj partie. Grupi parlamentar i PSD e konsideron antikushtetues kete nen, sepse sipas tij, ne kete nen “hiqet e drejta e zgjedhjes” per nje sere personash, njofton zedhenesi i kesaj partie.
Shqipëri

Rrethimi policor i Kasacionit - shkallëzim në kufijtë e absurdit e arrogancës politike

- Fjala e kryetarit të grupit parlamentar socialist Namik Dokle Përpjekje të Meksit për t’u bërë Aleksandër Tre javë më parë ne kërkuam kryeministrin Meksi para parlamentit për të dhënë shpjegime për aktin e rëndë kundër Gjykatës së Kasacionit, e cila më 6 nëntor u gjend e rrethuar nga policia. Pyetjet tona kërkonin të sqaronin se: - Kush i urdhëroi forcat e policisë të rrethojnë Gjykatën e Kasacionit dhe disa prej tyre të hynin dhunshëm edhe brenda territorit të saj? - A ka dijeni për këtë ngjarje ministri i rendit, nëse jo, kush e ka drejtuar operacionin? - Cili është roli i SHIK-ut në këtë ngjarje dhe nga kush është urdhëruar? - Pse u bë ky operacion policor vetëm 6 ditë përpara Plenumit të shpallur të Gjykatës së Kasacionit për “Çështjen Nano”? - Nëse është ndërmarrë ky veprim për çështjen e pezullimit të vendimeve gjyqësore, çfarë veprime janë ndërmarrë ndaj dikastereve dhe organeve të tjera shtetërore që mbajnë vulën e kërkesës 60 përqind të vendimeve të pezulluara? - Nëse ndalimi i hyrjes për punonjësve të Gjykatës së Kasacionit është bërë për arsye se si gjyqtar ka një dënim kapital, pse nuk bëhet një gjë e tillë edhe për Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese që ka vepruar po ashtu? Pavarësisht nga etiketime[t] që ju bënë kësaj kërkese, pavarësisht nga përpjekjet për të fshehur apo shtrembëruar të vërtetën e njohur tashmë në Shqipëri dhe jashtë saj, diskutimi real dhe me preokupim qytetar i gjithnjë e për këtë problem në parlament do të shpëtonte sadopak nderin e tre pushteteve në përpjekje për të ndërtuar diçka të mirë. Kuptohet nëse ekziston një vullnet i tillë. Por, mosardhja e Meksit në parlament deri sot dhe veprimet e tjera të qeverisë me ndihmën e policisë presidenciale, të drejtuar nga R.Gj. zbulon lakuriq gjithë skenarin e hartuar në skutat e errëta të pushtetit të Berishës (vijon në faqen 2)
Namik Dokle Berishës R.gj. Hans Pëtër Rullman Shqipëri

Kush ka bërë genocid mbi shqiptarët?...

Shkruan studiuesi gjerman Hans Pëtër Rullman Serbia ka patur më pak se 900 mijë banorë, kurse Shqipëria 1 milionë e 600 mijë. Në mesin e shekullit të kalu- ar ka pasur më shumë sh- qiptarë se sa grekë, dhe dy herë më shumë shqiptarë se sa serbë. Por shqiptarët janë shfarosur sistematikisht nga serbët. Faqe 12
Hans Pëtër Rullman Serbia Shqipëri

"Shqipëria 5 vjet pas revolucionit është gjithnjë një vend pa shpresë"

Shkruan gazeta gjermane "Badishe Cajtung" Me lirinë erdhi edhe shkatëri- mi ekonomik. Kur para 5 vjetësh Shqipëria u çlirua nga diktatura ko- muniste, nga një ditë në tjetrën eko- nomia, e cila gjithasesi ishte e kal- bur u rrëzua plotësisht. Që nga ajo kohë fabrikat dhe hambarët po shkatërrohen vazhdimisht, kanalet janë mbushur përsëri, sondat që më parë nxirrnin naftë, tani qëndrojnë në pjesën më të madhe të heshtu- ra... "Qindra mijë nga 3.5 milionë shqiptarë përpiqen ta gjejnë fatin e tyre në vendet e huaja, shumëca e tyre tentojnë drejt Greqisë fqinje. Inxhinierët e mjekët vjelin bostane në fushat e fshatrave grekë... Faqe 3
Shqipëri Greqi